Burri rrah gruan në Obiliq: I dyshuari ende nuk është kapur nga Policia, nëna me fëmijët dërgohet në strehimore
Një grua në Obiliq ka raportuar në Polici se është rrahur nga burri i saj, shkrun Periskopi.
Siç thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë i dyshuari “nuk është padaqitur në stacion”, derisa gruaja me fëmijët janë dërguar në strehimore.
“Obiliq/06.04.2024-04:00. Viktima femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima si pasojë e lëndimeve trupore ka marrë tretman mjekësor dhe së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Ndërsa deri me tani i dyshuari i lartcekur nuk është hasur dhe nuk është paraqitur në stacion te policis”, thuhet në njoftimin e Policisë



