Bushi flet për ndeshjen ndaj Kosovës: Jemi vëllezër dhe duhet të fitojë më i miri

Bushi flet për ndeshjen ndaj Kosovës: Jemi vëllezër dhe duhet të fitojë më i miri

Futbolli i Shqipërisë nuk shkëlqeu në vitin 2018, madje ishte një zhgënjim.

Rezultatet e dobëta nga U-15 deri tek Kombëtarja A, bëri që FSHF të ndryshonte disa nga trajnerët, ndërsa ata që i shpëtuan “fshesës”, ishin pikërisht Christian Panucci, që drejton ekipin e parë të kombëtares, si dhe Alban Bushi, që drejton U-21.

Ky i fundit ka pranuar, se viti që po lëmë pas ishte i dështuar në aspektin e rezultateve, për skuadrën që ai drejton. Mirëpo numri një i  të ekipit Shpresa, thotë se gjatë kësaj periudhe shumë nga lojtarët e U-21 u bashkuan me ekipin kombëtar A.

“Ndeshjet kanë qenë të mira në përgjithësi, rezultatet nuk kanë qenë të tilla. Por ka pasur shumë lojtarë që kanë kaluar tek ekipi i parë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Gjithsesi duhet të kemi dhe rezultate. Mendoj që ky nuk ka qenë një vit jo pozitiv sa i përket rezultateve. Për sa i përket lojtarëve ka qenë në rregull”, thotë Alban Bushi.

Viti 2018 po mbyllet dhe planet bëhen për vitin e ardhshëm. Ndër të tjera, Shqipëria do të përballet në kualifikueset e Evropianit me ekipin Shpresa të Kosovës. Ky do të jetë derbi i parë i vërtetë mes shqiptarëve.

Por Alban Bushi është më i ftohtë në këtë aspekt, pasi nuk e sheh si të tillë, pavarësisht ndjeshmërisë që ka kjo përballje. “Mendoj që ndeshjen e ardhshme me Kosovën nuk do e quaj një derbi. Tashmë jemi realistë që Kosova është veç, ne jemi veç. Ndonjëherë ti luan me vëllanë tënd, duhet të fitosh në ‘lagje’ dhe jo më me një ekip, që në fushë vlejnë tre pikë. Mendoj që janë një ekip i mirë. Si ne dhe Kosova jemi shqiptarë, por unë mendoj që të fitojë më i miri”,shprehet Bushi.

Shpërndaje në: