Busquets i shokuar pas humbjes
Sergio Busquets ka thënë se eliminimi në Ligë të Kampionëve nga Roma pavarësisht rezultatit 4 me 1 nga pjesa e parë ishte “humbje më e keqe në karrierën time në Barcelonë”.
Mesfushori pritej të pushonte në Stadio Olimpico në ndeshjen kthyese në kuadër të çerekfinaleve, por luajti me dhimbje dhe ata humbën me rezultat të thellë 3 me 0.
“Është eksperienca ime më e keqe. Ne u eliminuam në mënyrë të ngjashme edhe sezonin e kaluar”, ka thënë Busquets për ‘BeIN Sport’ pas ndeshjes. “Ne jemi jashtë Ligës së Kampionëve, gjë të cilën nuk e donim pas një rezultati të mirë në pjesën e parë, po ky është futbolli”



