Buta: Nuk kisha preferuar që prindërit t’i lënë fëmijët e tyre të dëgjojnë muzikën time
Reperi Betim Januzi, i njohur si Buta, ka folur pas daljes nga burgu.
Përveç rrëfimeve rreth jetës dhe karrierës, reperi foli edhe për momentet më personale, duke zbuluar marrëdhënien me vajzën e tij Irinën.
Në shkurt të vitit 2024, Buta u bë baba për herë të parë me ardhjen në jetë të Irinës, një ngjarje që ai e përshkruan si motiv dhe forcë për jetën e tij.
“Irina është motivi dhe forca ime për jetë”, tha reperi gjatë intervistës në klan kosova, përcjell Periskopi.
Duke folur për ndikimin e rolit të tij si baba në karrierë, Buta tregoi se nuk e ndalon muzikën e tij për të cënuar publikun, por qëndron i përgjegjshëm përballë familjes.



