Buta përfshihet në rrahje në Ferizaj, reperi në kërkim
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Ferizajt, ku protagonist është bërë reperi i njohur, Betim Januzi, i njohur për publikun si Buta.
Sipas informacioneve artisti është përfshirë në një përleshje fizike me një person tjetër. Edhe pse gjatë ngjarjes ka pasur të shtëna me armë zjarri reperi është përfshirë në rrahjen fizike dhe jo në plagosje, ndërkohë sipas burimeve, ai ndodhet në arrati.
Policia ka konfirmuar zyrtarisht rastin, duke njoftuar se rreth orës 20:25 kanë pranuar informacionin për një rrahje në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në afërsi të “Eurogjigant”. Me të arritur në vendin e ngjarjes, forcat e rendit kanë konstatuar se mes dy personave ka pasur një konflikt fizik që është pasuar edhe me të shtëna armësh.
Në vendngjarje, njësitë policore dhe forenzika kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri së bashku me tri gëzhoja. Deri në këto momente, një person është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa i dyshuari tjetër, reperi Betim Januzi, sipas birimeve është identifikuar nga policia dhe është shpallur zyrtarisht në kërkim, raporton për Prive, transmeton Periskopi.
Njësitë relevante të hetimeve janë vënë në lëvizje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti si dhe lokalizimin e artistit./Periskopi



