Butrinti sqaron largimin e Tunës nga dueti
Butrint Imeri publikoi këngën e tij të re. Ai këtë e titulloi “E jona”. Kënga “E jona” ishte menduar të ishte bashkëpunim me Tunën. Kjo gjë nuk ndodhi. Butrinti këndoi solo. Ai nuk la pa u sqaruar se përse Tuna nuk ishte pjesë e këtij projekti.
“ Nuk ka ndodhur tamam ashtu. Në fakt ne kemi hy ne studio dhe kemi bërë një provë për këngën, por në bashkëpunim kemi vendosur që nuk përputhemi në këtë këngë, mirëpo normalisht se jam i hapur për bashkëpunime me Tunën”: Tha Imeri



