Bylbyl Sokoli ‘godet’ Kloppin: Shaqiri duhet të ishte pjesë e skuadrës

Bylbyl Sokoli ‘godet’ Kloppin: Shaqiri duhet të ishte pjesë e skuadrës

Liverpooli e zhvillon sonte ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në Beograd në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e madhe angleze ka marrë vendim që mos ta ftojë mesfushorin nga Kosova, Xherdan Shaqiri për këtë takim.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokolie vlerëson këtë vendim si befasues. “Për mua është shumë befasues vendimi i Liverpoolit kur mendoj se Shaqiri është në formën e tij më të mirë. Ai ka luajtur ndaj Zvezdës mirë në aspektin taktik në ndeshjen e parë. Vendimi i klubit është që marr Shaqirin për shkak të koncentrimit vetën në lojë. Vendimi është befasues. Mendoj se Liverpooli ka bërë një vendim të matur në mënyrë që mos të hasin në fërkime që mund të ndodhin në Beograd”, ka thënë Sokoli për emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjini, përcjell Insporti.com

“Siç duke Jurgen Klopp e njeh mentalitetin serb pasi që ka stërvitur lojtarë serb. Unë do ta merrja Shaqirin pasi që kisha besuar se në Beograd do të luhej futboll. Kam bindjen se Klopp ka rënë në presionin e medieve”, përfundoi Bylbyl Sokoli.

Shpërndaje në: