Bylbyl Sokoli njofton largimin me emocione për llapjanët
Dje u konfirmua se trajneri Bylbyl Sokoli ishte i shkarkuar nga Llapi. Vet trajneri pohoi se këtë lajm e mori vesh nga futbollistët.
Arsyet kryesore të shkarkimit të Sokolit sipas KF LLapit ishin rezultatet jo të mira të skuadrës në këto tetë xhiro si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit.
Sot ai në rrjetin social Facebook ka shkruajtur gjerë e gjatë vetëm falenderime për shtabin teknik, për tifozët e për futbollistët, transmeton Periskopi.
Ja postimi i plotë./Periskopi/




