Cakir ta referojë ndeshjen kthyese mes Realit dhe Atleticos
Referi 40 vjeçar turk është zgjedhur nga UEFA për ta drejtuar ndeshjen mes Atletico Madridit dhe Real Madridit në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, raporton AS, transmeton Klan Kosova.
Turku i ka referuar Real Madridit në gjashtë raste dhe vetëm njëherë Atletico Madridit, ndeshje të cilën futbollistët e Simeones e kishin humbur në Allianz Arena ndaj Bayern Munchen.
Cakir kishte referuar në finalen e Ligës së Kampionëve më 2015 mes Barcelonës dhe Juventusit, andaj përvoja e turkut mund të jetë vendimtare për ndeshjen mes skuadrave të Madridit.



