Cakolli për vendimin për rinumërim: Mbi 2 mijë vota dallim u identifikuan nga 33 vendvotime, problemi është sistemik

Cakolli për vendimin për rinumërim: Mbi 2 mijë vota dallim u identifikuan nga 33 vendvotime, problemi është sistemik

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar lidhur me vendimin e KQZ’së për të rinumëruar disa vendvotime, duke thënë se vetëm nga verifikimi i 33 vendvotimeve u identifikuan mospërputhje në numërimin e votave të kandidatëve, me një total prej mbi 2,200 votash dallim krahasuar me rezultatin real.

Cakolli ka shtuar edhe se, në disa komuna, dallimi në votat e kandidatëve të vetëm dy partive, shkon në qindra sosh.

‘’Këto nuk janë diferenca që shpjegohen me “gabime të vogla njerëzore” – të cilat as ato nuk duhet toleruar. Kur ka kaq shumë devijime dhe kaq të përhapura gjeografikisht, kjo tregon qartë se problemi është sistemik’’, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Vetëm nga verifikimi i 33 vendvotimeve u identifikuan mospërputhje në numërimin e votave të kandidatëve, me një total prej mbi 2,200 votash dallim krahasuar me rezultatin real.

Në disa komuna, dallimi në votat e kandidatëve (TË VETËM DY PARTIVE) shkon në qindra sosh, ndërsa Prizreni prin me mbi 700 vota dallim në vetëm dy vendvotime. Madje, ka raste kur për një kandidat, në një vendvotim të vetëm, pas verifikimit në QNR rezulton se janë shtuar mbi 100 vota.

Këto nuk janë diferenca që shpjegohen me “gabime të vogla njerëzore” – të cilat as ato nuk duhet toleruar. Kur ka kaq shumë devijime dhe kaq të përhapura gjeografikisht, kjo tregon qartë se problemi është sistemik.

Në një sistem me lista të hapura të kandidatëve, këto dallime mund të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe, për pasojë, edhe emrat e deputetëve të ardhshëm të Kuvendit.

Dhe po, kjo situatë është pasojë direkte e centralizimit të numërimit në Qendrat Komunale, larg vendvotimit dhe me vëzhgim minimal. Shifrat që dolën sot janë argumenti më i fortë pse ky model ka qenë dhe mbetet i gabuar, dhe pse numërimi digjital është e ardhmja.

Shpërndaje në: