Cakolli: Shumë kryetarë mund të përcaktohen nga votat jashtë vendit

Cakolli: Shumë kryetarë mund të përcaktohen nga votat jashtë vendit

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, shumë prej kryetarëve të komunave dhe politikat lokale do të mund të përcaktohen nga votat e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

Ai ka thënë edhe se në mesin e 10 komunave me përqindjen më të lartë të votuesve jashtë vendit në raport me numrin e përgjithshëm, asnjë prej tyre s’janë komuna të “mëdha”.

Këtu ai ka përmendur komunat si Juniku (21.95%), Malisheva (10.59%), Mamusha (8.64%), Hani i Elezit (6.67%), Istogu (5.51%), Dragashi (5.34%), Deçani (5.30%), Kaçaniku (4.15%), Shtimja (3.53%) si dhe Kamenica (3.87%).

Nga Cakolli është thënë edhe se në këto komuna por edhe në plot të tjera, numri i votuesve jashtë vendit për këto zgjedhje është më i madh ose i përafërt se diferenca në vota mes dy kandidatëve të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Postimi i plotë:

Në zgjedhjet e 12 tetorit, kryetarët e shumë prej komunave dhe politikat tjera lokale do të mund të përcaktohen nga votat e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

Në mesin e 10 komunave me përqindjen më të lartë të votuesve jashtë vendit në raport me numrin e përgjithshëm, asnjë prej tyre s’janë komuna të “mëdha”. Aty përfshihen: Juniku (21.95%), Malisheva (10.59%), Mamusha (8.64%), Hani i Elezit (6.67%), Istogu (5.51%), Dragashi (5.34%), Deçani (5.30%), Kaçaniku (4.15%), Shtimja (3.53%) si dhe Kamenica (3.87%).

E madje, në pothuajse secilën prej këtyre 10 komunave, por edhe në plot tjera, numri i votuesve jashtë vendit për këto zgjedhje është më i madh (ose i përafërt) se diferenca në vota mes dy kandidatëve të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Prandaj, përveç faktit që numri i votuesve shkon mbi 2 milion – gati 100 mijë më shumë se më 9 shkurt – mjaft ‘interesante’ do të jenë edhe statistikat dhe rezultatet e votimit jashtë vendit.

Shpërndaje në: