Caktohet ndeshja e parë për Chapecoense pas tragjëdisë
Chapecoense do ta zhvillojë ndeshjen e parë pas tragjedisë në janar të vitit 2017, ka konfirmuar Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL).
Chapecoense mbeti pa pjesën më të madhe të ekipit pas rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi, përcjell “lajmi.net”.
Kurse, ndeshjen e parë pas tragjedisë, ata do të zhvillojnë kundër Internacional de Lages më 29 janar.
Chapecoense ka emëruar trajnerin e ri, Vagner Mancini.



