Calhanoglu tradhtoi gruan e tij me këngëtaren shqiptare të cilën e la shtatëzënë dhe e detyroi të abortonte
Mesfushori i Milanit, Çalhanoglu u nda pak ditë më parë nga bashkëshortja, pasi kjo e fundit e kuptoi që turku e tradhëtonte. Shkak i ndarjës së 24-vjeçarit ka qenë pikërisht këngëtarja shqiptare, Anita Latifi.
Shqiptarja ka pretenduar se Çalhanogli e ka lënë shtatëzanë dhe ajo është detyruar ta abortojë fëmijën për shkak të presionit që i është bërë nga futbollisti, i cili nuk e pranonte atësinë.

Në dëshminë e dhënë në prokurori, mesfushori u shpreh: “Ne kemi pasur miqësi të ngushtë dhe po ashtu edhe kemi fjetur bashkë. Por unë gjithmonë kam pasur kujdes dhe jam ruajtur”. Ndërkohë që ish-bashkëshortja e futbollistit turk ka reaguar në Instagram kundër personave që e cilësonin atë si tradhtare.

“Nuk e kam tradhtuar kurrë Hakanin, as kur ishim të fejuar, as gjatë martesës. Nuk ka asnjë fotografi timen me burra të tjerë në internet. Kush ka sy në ballë mund të shohë realitetin, kush dëshiron të ketë raporte të mira me Hakanin e sheh të vërtetën ndryshe. E vërtetë apo jo, Hakan nuk shtoi më asnjë fjalë dhe tha se në gjykatë do të tregonte arsyet e detajuara që e shtynë të divorcohen”, u shpreh ish-bashkëshortja e futbollistit të Milanit.



