Cana ëndërron ta udhëheqë Marseillen
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, mund të kthehet sërish në skuadrën e Marseilles. Kështu ka njoftuar të dielën “le10sport.com”.
Cana 32-vjeçar, siç ka thënë babai i tij Agimi, ëndërron që një ditë të jetë udhëheqës i Marseilles, përcjell Koha Ditore.
“Djali im do ta ndjekë trajnimin në Qendrën e Sportit në Limoges, si Zidane. Ëndrra e tij është që të bëhet udhëheqës i Marseilles”, ka thënë Agim Cana.



