Cana hedh poshtë spekulimet që e lidhin me Pescaran
Ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin atë me një kalim te skuadra italiane Pescara.
Ditëve të fundit është raportuar shumë se 33-vjeçari mund të kalojë te skuadra në fjalë në afatin kalimtar të janarit, mirëpo ai mohon të ketë diçka konkrete në këtë drejtim.
“Nuk kam pasur ndonjë kontakt me Pescarën. Këto informacione i kam dëgjuar nga mediat dhe dua të theksoj se asgjë nuk është e vërtetë në lidhje me këto zëra të përhapura”, deklaroi Cana.
Aktualisht Cana është pa skuadër. /Periskopi.com



