Cana si lojtar, menaxher apo drejtor te Vëllaznimi? Konfirmohet paga
“Ajo fotografi është bërë më moti në Shqipëri, kur jam takuar me Lorikun. Sidoqoftë, do të ishte diçka shumë e mirë sikur Lorik Cana t’i bashkohej Vëllaznimit, qoftë si futbollist, drejtor, menaxher. Pavarësisht rolit, prezenca e tij do të ishte diçka e mirë për klubin me të cilin jeton Gjakova”, tha Gashi.
Madje, ai edhe publikisht tregon ofertën për Canën. “Jam i gatshëm që Lorik Canës t’ia ofrojë një rrogë prej 2 mijë eurosh në muaj. E di që nuk është ndonjë shumë e konsiderueshme për Canën, por në Vëllaznim lojtarët kanë rroga prej nga 300 eurosh, kurse për Canën do të isha në gjendje t’i bëj rrogë prej 2 mijë eurosh”, deklaroi Gashi për “Zërin”.
“Sikur të na bashkohej Lorik Cana, sigurisht se pas tij do të vinin edhe sponsorë. Pastaj, ai njeh menaxherë e skautë të huaj, të cilët ndoshta do të mundë t’ia ofronte Vëllaznimit, futbollistëve tanë dhe gjërat do të fillonin të lëviznin pozitivisht”, potencoi Gashi.



