‘Canal Plus’: Alexis Sanchez në PSG
Në Evropë të gjithë sportdashësit dinë një gjë të vetme me siguri, Alexis Sanchez nuk do të qëndrojë tek Arsenal në vitin 2018. Kandidati kryesor është Manchester City, por Paris Saint-Germain mund të jetë kundërpërgjigjur në orët e fundit.
Sipas Canal Plus, përfaqësuesit e sulmuesit kilian janë takuar me drejtuesit e klubit francez për të finalizuar një marrëveshje të mundshme.
Ideja e PSG, një nga klubet që e ka kërkuar lojtarin edhe gjatë verës së kaluar, është që Alexis të mbërrijë në kryeqytetin francez që në janar, dhe jo në mesin e 2018, kur t’i ketë skaduar kontrata me Topçinjtë.
Ndërkohë që po ndodh telenovela e dimrit, në Angli Sanchez ka zhgënjyer kohët e fundit me paraqitjet e tij.
Lufta pritet të jetë e ashpër midis Manchester City dhe PSG për Alexis Sanchez.




