Capello: Zidane bëri vendimi i duhur, ky është zëvendësuesi ideal i tij

Capello: Zidane bëri vendimi i duhur, ky është zëvendësuesi ideal i tij

Fabio Capello beson se Zinedine Zidane bëri vendim të duhur duke u larguar nga Real Madrid

Bota e futbollit u shokua sot pas lajmit që Zidane u largua nga Real Madrid, skuadër me të cilën kishte fituar tre herë radhazi Champions League, shkruan Periskopi.

Capello e ka komentuar largimin e Zidane dhe ka thënë që nëse francezi nuk do ta fitonte Champions League atëherë do të shkarkohej.

“Nëse nuk do ta kishte fituar për herë të tretë Champions Legue, ai do të shkarkohej nga Florentino Perez,” ka thënë Capello.

“Kur ai(Perez) fiton është i lumtur, kur humbet ai gjithmonë fajëson dikë. Unë isha shkarkuar në të njejtën mënyrë.

“Tani Zidane duhet ta dëshmojë që mund të fitojë te ndonjë klub tjetër.

“Zëvendësuesi i tij? Unë do të thoja Guti, një tjetër zgjidhje e mençur pas Zidane. Ndryshe opsione tjera janë Antonio Conte ose Maurizo Sarri,” përfundoi tekniku italian. /Periskopi/
Rezultate imazhesh për guti real madrid

Shpërndaje në: