Capital T dëgjohet edhe në festivalin e Kanës (Foto)

Capital T dëgjohet edhe në festivalin e Kanës (Foto)
Javën e kaluar u ‘vërshuam’ nga lajmet për festivalin më të madh të filmit në botë, atë të Kanës.

Emrat më të njohur nga e mbarë bota kanë marrë pjesë në netët e këtij festivali, madje kishte prej tyre edhe shqiptar, shkruan lajmi.net.

Në profilin e tij në Instagram, reperi Capital T ka bërë të ditur se kënga e tij është lëshuar në një nga klubet më të njohura të Kanës në Francë.

Gotha Club Cannes ishte vendi në të cilin është dëgjuar kënga e Capitalit gjatë festivalit të filmit, vend ky që nga fotoja shihet se kishte goxha pjesëmarrës në atë rast

Kënga e fundit e Capital T është ‘Pse po ma lun lojen’, e cila për dy javë ka marrë mbi 3 milionë klikime. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: