Capital T sjellë “Mercy” në qershor (Video)
Reperi i njohur kosovar, Capital T, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të sjellë në treg këngën e tij më të re.
Kënga titullohet “Mercy” ndërsa do të jetë në bashkëpunim me reperin francez, Moe Phoenix, shkruan Periskopi.
Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një postimi në Instagram.
Ai gjithashtu ka njoftuar se kënga publikohet me 1 qershor, ndërsa kjo këngë vjen pas versionit të këngës “200 ditë” që e lansoi në bashkëpunim me TNT. /Periskopi



