Cardi B flet për sherrin me Nicki Minaj

Cardi B flet për sherrin me Nicki Minaj

Reperja Cardi B rrëfen sherrin që kishte me reperen Nicki Minaj, i cili ishte kishte përfunduar me gjuajte këpucësh.

Kujtojmë se Cardi B dhe Nicki Minaj nuk ishin gjithmonë armike. Ato kishin realizuar një projekt muzikor, por më vonë çdo gjë mori rrjedhë tjetër.

U përfol shumë sherri i Cardi B me Nicki Minaj.

Ishte Cardi ajo që tentoi të qëllonte Nickin me këpucë në prapaskenën e Haarper’s Baazar në Nju Jork, por nuk ia doli pasi kjo e fundit ishte e rrethuar nga rojet e sigurisë.

Pas postimeve në Instagram, Cardi ka vendosur të flasë për herë të parë për shkakun e konfliktit që ti japë fund spekulimeve.

“Ajo ka hedhur shumë fjalë për mua. I fola dy herë para ngjarjes dhe arritëm të mirëkuptoheshim. Por ajo vazhdoi sërish”, tha Cardi për revistën “W”. Arsyeja e vërtetë e zënkës erdhi kur reperja Minaj i kishte bërë ‘unlike’ një postimi rreth mënyrës si Cardi kujdeset për vajzën e saj.

“Isha gati për të bërë miliona në turneun e Bruno Mars dhe sakrifikova për të qenë pranë vajzës time. Unë e dua vajzën time dhe jam nënë shumë e mirë. Kështu që nuk mund të më gjykojë një femër që nuk ka fëmijë. Shumë njerëz më thonë se nuk ishte momenti dhe vend i duhur, por unë nuk do kap asnjë artist në dyqan apo në ndonjë cep lagjeje”, rrëfeu reperja Cardi B.

Ndër të tjera, shpjegoi për revistën se sa e frikësuar ishte kur mësoi se po priste një fëmijë. “Kur ngela shtatzanë, isha shumë e frikësuar. Çdo artist që është bërë me fëmijë, ka patur disa vite karrierë. Mua më thonin se ishte viti im i parë i famës dhe do shkatërroja gjithçka. Unë i thoja vetes vazhdimisht që do kthehem sërish në skenë dhe do dukem seksi si më parë”, shtoi reperja.

Shpërndaje në: