Carles Puyol ka frikë se ndeshja e sontme mund të jetë skenar i njëjtë i asaj të 2012-tës (Video)
Ish-kapiteni i Barcelonës ka frikë para ndeshjes që skuadra spanjolle do ta luajë kundër Chelseat në ‘Camp Nou’
Sonte me fillim nga ora 20:45 do të luhet ndeshja e kthimit ndërmjet Barcelonës dhe Chelseat në kuadër të Champions League, ndeshja e parë kishte përfunduar 1:1 në Londër, transmeton Periskopi.
Puyol ka frikë se Chelsea mund të luajë ngjashëm si bëri në 2012 dhe të kualifikohet tutje duke përdorur mbrojtje të fortë dhe kundërsulme të frikshme.
“Diferenca është se ne kishim humbur 1:0 në Londër dhe se duhej të fitonim patjetër,” ka thënë Puyol.
“Ne shkuam të gjithë në sulm pasi ata na shënuan golin e parë. Ne u munduam shumë për të shënuar të tretin, por Torres me anë të një kundërsulmi na eliminoi neve.
“Tani mendoj se Chelsea do të luajë ndeshje të njëjtë, mbrojtje të fortë, dhe do tentojë me anë të kundërsulmeve. Tani avantazhi i Barcelonës është se mund të kalojnë tutje me 0:0,” përfundoi legjenda e Barçës. /Periskopi



