Carragher parashikon top-katërshen, befason me ekipet e zgjedhura

Carragher parashikon top-katërshen, befason me ekipet e zgjedhura

Legjenda e Liverpool, Jamie Carragher ka bërë një parashikim sa i përket se kush do jenë katër ekipet më të mira në Premier League këtë sezon.

Panelisti i Sky Sports ka thënë se Liverpool, Manchester City, Chelsea dhe Tottenham do jenë pjesë e top-katërshes këtë sezon, duke lënë jashtë Unitedin e Mourinhos dhe Arsenalin e Emeryt.

”Mendoj që Tottenham do jetë sërish pjesë e Ligës së Kampionëve, ndërkaq me filozofinë e re pritet t’i shtohet Chelsea e Sarrit. Manchester City dhe Liverpool janë dy pretendentët kryesor për titull”.

”United nuk po arrin dot të gjej lojën e vet, ndërkohë Arsenali duhet të përforcohet në afatet kalimtare”, tha anglezi./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: