Çartet gruaja e Icardit: Kush flet me mua duhet të ketë b**e
Wanda Nara, agjentia e kapitenit të Interit, Mauro Icardi prej disa kohësh është në qendër të mediave italiane dhe jo vetëm, për ngërçin që Interi dhe sulmuesi argjentinas kanë për rinovimin e kontratës.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” me një mesazh të koduar.
“Më pëlqejnë personat që flasin tri gjuhë: ata që të flasin përballë, në mënyrë direkte dhe me b..e”, shkruante ai postim.
Ky mesazh nuk dihet se kujt i drejtohet, pasi Wanda mund të themi që ka shumë kritikues.
Të parët janë tifozët e Interit, më pas Interi. Nuk duhet të harrojmë këtu motrën e Icardit që është e qartë që nuk e do kunatën e saj. Gjithashtu dhe intervistat e Maxi Lopezit e kanë agravuar disi situatën mes tyre.



