CAS përjashton 68 sportistë rus nga Olimpiada

CAS përjashton 68 sportistë rus nga Olimpiada

Rusia mund të përfaqësohet vetëm me dy sportistë në Rio, pasi CAS, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë konfirmoi dënimin për 68 sportistë rusë.

Ata më parë ishin pezulluar nga Federata Ndërkombëtare për përdorim dopingu. CAS nuk e mori parasysh-apelin e atletëve rus.

Kjo rrjedhimisht ben bën që Rusia të humb 68 sportistë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Atje mund të marrin pjesë vetëm Yulia Stepanova e cila bashkëpunoi me ËADA-n.

Stepanova ishte sportistja e cila akuzuoi “përdorimin e dopingut shtetëror” gjithashtu në Rio mund të jetë dhe Darya Klischina-s në kërcim së gjati, që jeton dhe stërvitet në SHBA.

Të gjithë atletët e tjerë rusë, mes të cilëve edhe dy herë kampionia olimpike e kërcimit me shkop, Yelena Isinbayeva nuk u lejuan të konkurrojnë në evenimentin në Brazil, pavarësisht optimizmit që 34-vjeçarja kishte shfaqur pas seancës dëgjimore të së martës.

Masa të reja priten edhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili është në pozicion të vështirë pasi amerkikanët, anglezët dhe gjermanët janë pro përjashtimit ndërkohë që disa federata janë pro pjesëmarrjes.

Shpërndaje në: