Casemiro shpjegon se si Neymar dhe Ronaldo do të përshtateshin te Real Madrid
Nuk ka kaluar as edhe një vit që nga transferimi më i shtrenjtë në botën e futbollit kur Neymar iu bashkua PSG-së për 222 milionë euro
Ylli brazilian befasoi të gjithë verën e kaluar duke u larguar nga Barcelona për në drejtim të kampionit francez, ndërsa tani ai po planifikon një rikthim në La Liga, te Real Madrid, tranmeton Periskopi.
Casemiro në një intervistë të dhënë për ‘Marca’ ka thënë se Ronaldo dhe Neymar do të ishin një dyshe shumë e mirë dhe se nuk do të kishte ndonjë llojë xhelozie në mes futbollistëve.
“Neymar ka qenë spektakolar që kur ishte 11-vjeç,” u shpreh Casemiro.
“Ai bën gjëra të çmendura me topin. Unë nuk besoj që ka ndonjë gjasë që ai të vjen te Real Madrid, për këtë duhet ta pyesni Florentino Perezin.
“Unë do të doja që ai të vinte këtë verë. Ai është lojtar shumë i mirë, njëri nga tre më të mirët.
Ndërsa ai ka folur se si do të kalonin Neymar dhe Ronaldo në të njejtën skuadër.
“Neymar do të përshtatej shumë mirë me Cristiano, shumë mirë,” përfundoi mesfushori brazilian. /Periskopi/.



