Casemiro tregon çfarë do ndodhte po të largohej Ronaldo
Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka thënë se beson që bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo është i lumtur dhe shpreson të qëndrojë.
“Sigurisht se duam që Cristiano të qëndrojë me ne. Ai është më i miri në botë”, tha Casemiro, transmeton Periskopi.
“Nuk ka sqarim se çfarë ka bërë ai për ne. Ai është i lumtur në Real Madrid dhe ai nuk ka nevoj të komentojë më tutje”, përfundoi braziliani.
Mesfushori lëvdoi edhe impaktin që Zinedine Zidane ka pasur në suksesin e Realit. /Periskopi



