Casillas do që Buffoni ta fitojë ‘Championsin’, por jo këtë vit
Portieri i Portos, Iker Casillas shpreson se italiani një ditë do ta fitojë kompeticionin më prestigjioz për klube, por nuk dëshiron ta bëj këtë kundër Real Madridit.
“Po të mos ishte kundër Real Madridit, do kisha dashur me gjithë zemër që Buffon të fitojë Ligën e Kampionëve, ai e meriton”, tha Casillas për La Gazzeta dello Sport.

“Noshta mund ta fitojë Topin e Artë, por kjo është shumëe vështirë për një portier”, përfundoi spanjolli, transmeton Periskopi.
Buffon ka shijuar një sezon të suksesshëm me Juventusin duke fituar Serie A dhe Coppa D’Italia. /Periskopi/



