Cassano tregon skuadrën që Donnarumma nuk mund ta refuzoj
Ish futbollisti i Milanit, Antonio Cassano ka dhënë mendimin e tij në lidhje me situatën e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Cassano tha se 18 vjeçari nuk mund ta refuzoj një ofertë nga Real Madridi.
“Nëse do të isha në vend të Donnarummas, do të qëndroja edhe për disa vite te Milani. Do të ishte mirë për futbollin italian që ai të mbeste në Serie A. Por është e vërtet, kur të kërkon Real Madridi nuk mund të thuash jo”, deklaroi ish sulmuesi italian.
Klubi madrilen ka shprehur interesimin për portierin italian me anë të presidentit Florentino Perez. /Periskopi



