Çaushi: Vdekja e aktivistit tonë s’mund të mos jetë politike!

Çaushi: Vdekja e aktivistit tonë s’mund të mos jetë politike!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka folur në lidhje me akuzat që po i bëhen këtij subjekti politik për shfrytëzim politik të rastit Dehari.

Ai ka shprehur shqetësimin dhe neverinë e tij që pas gjashtë jave, sicc ka thënë ai, të dështimit absolut të institucioneve të  sigurisë dhe drejtësisë, e vetmja gjë që dëgjohet nga përfaqësuesit e pushtetit dhe jo vetëm nga ata, është njëfarë përpjekje për ta shmangur vëmendjen dhe një akuzë patetike për politizim dhe shfrytëzim politik të rastit.

“Ky besoj që është patetizmi më imadh që po e dëgjomë. Unë nuk kam shpiegim… por nuk e di si e mendoni ju? Një qytetar i Republikës së Kosovës humb jetën në mënyrën më tragjike të mundshme, një bashkëaktivist i yni vdes tragjikisht, dhe ju pretendoni që një i denuar politik nuk do të trajtohet nga ne dhe ne do të heshtim para kësaj tragjedie. Nëse ky është shfrytëzim politik atëherë unë nuk e kuptoj ku është legjitimiteti i secilit qytetar por edhe i yni si subjket politik, si bashkëaktivistë të kërkojmë drejtësi për Astritin”, është shprehur Ccaushi.

Deputeti Ccaushi ka thënë se sot bëhen 45 ditë nga vdekja e Deharit, 45 ditë që kur qytetarët e Republikës së Kosovës nuk reshtin së kërkuari drejtësi për Astirtin, për humbjen tragjike të një bashkqytetari të ccmuar të tyre.

“E për kaq kohë kemi një pusthtet i cili u mobilizua duke shfrytëzua të gjitha instrumentet e veta për të mjegulluar rastin dhe për ta mbyllur sa më shpejt si një përgjigje ndaj revoltës e cila u shpreh anë e mbanë Kosovës”.

Shpërndaje në: