“Çdo javë nga një ndryshim”, Rina Balaj befason me pamjen e re
Rina Balaj ka ndryshuar sërish pamjen.
Rina Balaj është artiste e re në moshë, por shumë e guximshme kur është fjala për eksperimentimin në pamje, shkruan lajmi.net.
Reperja përmes postimit të fundit, ka treguar se ndryshoi sërish ngjyrën e flokëve, kësaj radhe në të zezë.
Në videon e fundit ajo shfaqet me flokë të zeza e me shtesa, ndërsa mbishkrimi që ia la videos është “Çdo javë look të ndryshëm”.
Kujtojmë se “Ideal” titullohet projekti i fundit muzikor nga Rina Balaj, ndërsa po punon për këngët e reja.




