Çdo laptop e ka këtë pjesë, por a e keni ditur se për çfarë shërben

Çdo laptop e ka këtë pjesë, por a e keni ditur se për çfarë shërben

Besoni ose jo, disa pjesë të cilat ndodhen në pajisjet tona nuk janë edhe aq të përdorshme, por është mirë ta dimë se për çfarë ato përdoren.

Kjo pjesë e mbushësit për laptop quhet thelb, bllok ose unaza EMI, dhe shumica e njerëzve nuk e dinë se për çfarë në të vërtetë shërben.

Shumica prej nesh kemi vërejtur një cilindër të vogël që gjendet në mbushësin e laptopit, por nëse mendoni se ai qëndron aty vetëm për dekorim, atëherë e keni shumë gabim. Kjo pjesë e vogël luan rol të rëndësishëm në funksionimin e duhur të laptopit.

Në fakt, kjo pjesë quhet thelb, bllok apo unaza EMI, dhe ajo izolon laptopin nga ndërhyrjet elektromagnetike dhe zhurmat që vijnë nga valët që i mbledh vet kablloja, apo nga zhurmët e krijuara nga konvertuesi AC-DC.

Unaza EMI është në fakt një lloj elektro-shurdhuesi që liron rrymën e frekuencave të larta, dhe që shërben si një mjet i fuqishëm për zvogëlimin e zhurmës.

Shpërndaje në: