Çeferin falënderon presidentin Ademi pasi u rizgjedh si kryetar i UEFA-së
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i ka dërguar sot letër-falënderuese presidentit të FFK-së, Agim Ademi, për përkrahjen dhe urimin drejtuar atij me rastin e rizgjedhjes në krye të UEFA-s për mandat të ri katërvjeçar.
Presidenti Çeferin ka shprehur bindjen e tij se së bashku me të gjithë anëtarët e UEFA-s do të vazhdojnë ta zhvillojnë lojën e bukur të futbollit, derisa i ka uruar presidentit Ademi dhe bashkëpunëtorëve të tij suksese në drejtimin e organit qeverisës të futbollit të Kosovës.

Çeferin u rizgjodh kryetar i UEFA-së pasi nuk pati kundërkandidat. /Periskopi/



