Celina i dërgon mesazh të qartë Pep Guardiolas dhe Manchester Cityt
Futbollisti i ri nga Kosova, Bersant Celina ka deklaruar se është i vendosur t’i tregoj aftësitë e tij menaxherit Pep Guardiola dhe klubit që menaxhon spanjolli.
Celina sezoni ne fundit e kaloi tek skuadra holandeze e Twentes, transmeton Periskopi.
“Ambicia ime është që të kam karrierë tek City. Dua të luajë në Premier Ligë për Cityn”, tha Bersanti në një intervist për mediat angleze.
“Edhe nëse klubi ka vendosur të më shes mua. Do të luftojë që ai të më blejë prap. Kjo është ajo që dua”, përfundoi sulmuesi.
Celina ka luajtur katër herë për ekipën e parë të Man Cityt. /Periskopi



