Celina me gol të çmendur në fitoren e Swanseas (VIDEO)

Celina me gol të çmendur në fitoren e Swanseas (VIDEO)

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka vazhduar me paraqitje të mira në Championship, me Swansean.

Sulmuesi kosovar shënoi në fitoren 2-0 të skuadrës së tij kundër Bolton Wanderers, të shtunën.

Celina ishte realizator i golit të dytë, në minutën e 90-të, derisa fillimisht Oliver McBurnie ia kishte dhuruar epërsinë skuadrës uellsiane, në minutën e 80-të.

Celina, pasi pranoi topin, me qetësi e shtyu atë përpara, para se të lansonte një goditje të fuqishme në qoshen e epërme të këndit të majtë të portierit.

Shikoni golin e Celinës nga minuta 2:31 në videon e mëposhtme.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=155&v=NGGtih8hCcg

Shpërndaje në: