Celina mungon kundër Kroacisë shkaku i gripit

Celina mungon kundër Kroacisë shkaku i gripit

Bersant Celina është një nga emrat më të spikatur që kanë munguar në listën e Kombëtares së Kosovës, së publikuar nga trajneri Albert Bunjaki gjatë ditës së djeshme.

Por sipas babait të tij, Edvar Celina, këtë herë mungesa në listë kishte të bënte më një kërkesë të vetë futbollistit.

“Bersanti ka pasur një grip shumë ngjitës. Ka infektuar gjysmën e ekipit te Ipsuiç bashkë me trajnerin. Bersantit iu kthye katër herë ai grip.

Prandaj i kam thënë Bajram Shalës (menaxher i përfaqësueses së Kosovës) të mos e thërrasin, në mënyrë që mos t’i rrezikojë lojtarët e tjerë”, ishin fjalët e babait të futbollistit për “Gazeta Olle”.

Ndoshta në Angli kanë krijuar imunitet më të fortë ndaj kësaj virozë gripale, pasi Celina, jo vetëm grumbullohet, por edhe luan rregullisht me Ipsuiç.

Ai luajti në mesjavë në Kupë me ekipin e Ipsuiç, si dhe disa minuta në fundjavë në kampionat.

Sot, lojtari luajti 90 minuta edhe me ekipin U-23 të klubit të tij, i cili me sa duket nuk e ka aspak problem virozën që lojtari kishte frikë se mos ua ngjiste shokëve në përfaqësuese.

 

 

 

Shpërndaje në: