Celina pas supergolit: Fatkeqësisht raketa ime drejt hapësirës e qëlloi kubenë e qiellit
Mesfushori kosovar i Swanseas, Bersant Celina është shprehur tejet i lumtur pas triumfit në FA Cup ndaj Gillingham.
Celina ishte një nga akterët kryesor për kalimin tutje të ekipit uellsian, pasi shënoi një nga golat më të bukur në karrierën e tij, shkruan Periskopi.
22 vjeçari pas ndeshjes ka bërë shaka me postimin në Instagram duke shkruar se ”se raketa e tij nuk arriti në hapësirë sepse u ndal në kubenë e qiellit”.
”Çfarë fitore! Ekip mahnitës dhe tifozë mahnitës! Fatkeqësisht raketa ime drejt hapësirës e qëlloi kubenë!”, shkroi në llogarinë zyrtare mesfushori i Kosovës.
View this post on Instagram
What a win. Amazing team and amazing fans!??Unfortunately my rocket to space hit The Dome. ?
Për Celinën ky ishte goli i parë në FA Cup dhe i pesti në të gjitha kompeticionet. Në këtë sezon, ai ka regjistruar 26 paraqitje. /Periskopi



