Celina refuzoi Kosovën?
Celina nuk morri pjesë në ndeshjen e fundit të kualifikimeve ndaj Turqisë, për arsyeje personale të tij.
“Mua më vjen keq që kësaj radhe nuk isha me përfaqësuesen. Kam kërkuar leje nga trajneri për shkaqe private shumë të rëndësishme dhe selektori më ka dhënë lejen”, ka shkruar fillimisht Celina.
“Jam shumë falënderues ndaj selektorit për lejen. Të jeni të bindur se jam 110 përqind me grupin tonë (të Kosovës v.j.) dhe e di që pas pak kohe do të fillojmë me i fituar edhe ndeshjet që do t’i zhvillojmë”, ka përfunduar sulmuesi i ri i Kosovës, i cili aktualisht është i huazuar te holandezët e Twentes prej gjigantit anglez Manchester City.
Sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar katër gola në tetë ndeshjet e para të këtij stinori për Twenten.



