Celine Dion befason përsëri me trup shumë të dobët
Këngëtarja legjendare Celine Dion disa muaj më parë i shokoi fansat e saj kur u shfaq jashtëzakonisht e dobët në Javën e modës në Paris. Shumë e kritikuan për këtë, ndërsa ajo iu tha të gjithëve se nuk mërzitet për mendimin e tyre.
“Nëse nuk ju pëlqen juve, aq më bën. Mos më fotografoni. Nëse nuk ju pëlqen, më lini të qetë”, tha ajo atëherë.
Celine këto ditë përsëri po qëndron në Paris, ndërsa u fotografua në një kombinim të zi të cilin e theksoi me figurën e saj të brishtë, shkruan KOHA Ditore. Por gjëja më e rëndësishme është se ajo ndihet mirë në lëkurën e saj, gjë që mbështetet edhe nga buzëqeshja në fytyrën e saj.



