Celtics rikthejnë epërsinë ndaj Wizards

Celtics rikthejnë epërsinë ndaj Wizards

Boston Celtics kanë kaluar në avantazh prej 3:2 në ndeshje ndaj Washington Wizards.

Boston Celtics i afrohet edhe më shumë finales së Konferencës së Lindjes pas fitores 123:101 në përballjen e pestë të serisë ndaj Washington Wizards.

Celtics të udhëhequr nga Isaiah Thomas dhe Avery Bradley në super formë u duhet edhe një fitore për të arritur finalen e madhe ku i pret Cleveland Cavaliers.  Bradley në këtë takim ishte thjesht i mrekullueshëm pasi shënoi 29 pikë.

Bostoni tregoi se kishte mësuar shumë nga gabimet e ndeshjes së të dielës, duke e marrë që në minutat e prara kryesimin, duke u kujdesur veçanërisht për të mbajtur nën kontroll John Wall, i cili u ndal në 21 pikë në total.

Ndeshja e gjashtë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në Washington.

Shpërndaje në: