Celticu fiton kampionatin skocez për të gjashtën herë radhazi (Foto/Video)

Celticu fiton kampionatin skocez për të gjashtën herë radhazi (Foto/Video)

Celticu i Brendan Rodgers janë kurorëzuar kampionë të Premiershipit skocez për sezonin e gjashtë radhazi me tre ndeshje që kanë mbetur për tu zhvilluar.

 

Titulli është siguruar pas fitores së thellë 5-0 në udhëtim ndaj Heartsit në Tynecastle, ku Scott Sinclair shënoi një het-trik, ndërsa Stuart Armstrong dhe Patrick Roberts gjithashtu gjetën rrjetën, transmeton Telegrafi.

Kjo ishte fitorja e 28 e Celticut në 30 ndeshje të ligës, ku ka grumbulluar plot 86 pikë apo 25 më shumë se Aberdeeni në vend të dytë dhe plot 35 pikë më shumë se rivalët e vjetër dhe të urryer, Rangers.

Vlen të theksohet se ky ishte titulli i parë kampion për trajnerin Bradan Rodgers, i cili në të kaluarën ishte afër të fitonte Ligën Premier me Liverpoolin.

Shpërndaje në: