Celticu humb mbasë 69 ndeshjeve pa humbje

Celticu humb mbasë 69 ndeshjeve pa humbje

Ecurisë së pabesueshme të 69 ndeshje pa humbje të Celtic i ka ardhur fundi, pas golave të Cochrane, Lafferty dhe Milinkovic që i dhanë fitoren e thellë Hearts. Një fitore që do të mbahet mend gjatë.

Adoleshenti Cochrane, vetëm 16 vjeç, i dha avantazhin vendasve pas 26 minutash, përpara se ish-ylli i Rangers Lafferty dyfishoi rezultatin disa minuta më pas.

Cochrane shënoi një gol të bukur pas Don Cowie nga një lojë e dobët e Boyata.

 Harry Cochrane got Hearts off to a flyer as Celtic's 69-game unbeated streak was snapped at Tynecastle Park on Sunday

Pak më pas Hearts shënon një tjetër bukuri, teksa Lafferty shënoi nga 20 metra distancë, një top që përplaset në shtyllë përpara se të përfundojë në rrjetë.

Milinkovic – i huazuar nga Genoa – shënoi një penallti në fund të ndeshjes.

Humbja në Edinburgh ishte e para e Brendan Rodgers që kur u emërua në krye të Celtic.

 Ex-Rangers ace Kyle Lafferty doubled Hearts' lead before half-time

Disfata e fundit e Hopps në Skoci ka ardhur në maj të 2016 ndaj St Johnstone.

Që prej asa dite, Celtic ka shkëlqyer, madje duke thyer rekordin 100-vjeçar në një fitore 4-0 ndaj Saints muajin e kaluar.

Gjatë ecurisë prej 69 ndeshjeve pa humbje, Celtic ka fituar 60 dhe ka barazuar nëntë të tjerat.

Shpërndaje në: