‘Çënari’ dhe Almeda në Tiranë, takim me Erion Veliajn (Foto)
Mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Tiranë aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman. Kjo është vizita e parë e tij në vendlindjen e bashkëshortes së tij, Almeda Abazi.
Tolgahan do të marrë pjesë në finalen e spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars”. Ndërkohë pak më parë aktori është takuar me kryebashkiakun, Erion Veliaj ku kanë shkëmbyer edhe një bisedë së bashku.
“Shumicën e kohës e kaloj në sete xhirimin. Kohën që kam të lirë, siç erdha në Shqipëri, jemi të detyruar të promovojnë seriale në shtete të ndryshme. Xhirimet shpesh vazhdojnë deri në orën 06:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin për 4 muaj. Në gusht nis të tjera xhirime për telenovelën e re”, tha Tolgahan, njofton “Iconstyle”.
“Mos u shqetëso! Po të kapi stresi mendo, që nuk je kryetar bashkie”, iu përgjigj Veliaj duke qeshur.
“Një nga arsyet përse marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e afërt, lidhet pikërisht me faktin se kemi krijuar familje bashkë”, është shprehur Veliaj.







