‘Çënari’ nuk pi alkool në Ramazan, shikojeni me çfarë ia bën ‘gëzuar’ Ermalit (Foto)

‘Çënari’ nuk pi alkool në Ramazan, shikojeni me çfarë ia bën ‘gëzuar’ Ermalit (Foto)

Komediani dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi po qëndron me punë në Turqi.

Atje është pritur në konakun e çiftit të famshëm Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi dhe nëpërmjet publikimit të disa fotografive ata shihet se po kalojnë shumë mirë bashkë, shkruan lajmi.

Në një foto të fundit që Ermali e ka hedhur në Instagram shihen të tre duke u argëtuar bashkë mirëpo ajo çfarë bie në sy janë gotat që ‘Çënar’ dhe Ermali i mbajnë në duar.

Ky i fundit po pi konjak mirëpo nuk do të thotë që aktori turk po ia kthen në të njëjtën monedhë duke qenë Ramazan.

Andaj ky fakt duket se e ka shqetësuar moderatorin shqiptar i cili nuk e ka bindur atë të pi alkool në këtë muaj të bekaur.

”Më çmeni Tollga. Unë me konjak e ky me çaj”, ka shkruar Ermal Mamaqi përkrah fotografisë dhe komentet pranë fotos kanë qenë të ndryshme. Ka pasur ndjekës që e kanë kritikuar madje Ermalin.

Shpërndaje në: