‘Çënari’ shijon kafenë në qarshinë e Prizrenit (Foto)
Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman dhe bashkëshortja e tij, Almeda Abazi sot kanë arritur në Kosovë.
Tolga dhe ekipi i tij nga Turqia janë pritur në takim nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi.
Në këtë takim, ata kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit rreth projekteve kulturore, me theks të veçantë në fushën e kinematografisë.
Pas takimit, ata janë relaksuar edhe në qarshinë e Prizrenit.
Periskopi ka siguruar një fotografi ku shihet aktori turk me ekipin e tij dhe ministrin Gashi./PERISKOPI/




