Certifikohen 15 trajnerë të boksit

Certifikohen 15 trajnerë të boksit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) sot ka bërë ndarjen e certifikatave për trajnuesit e boksit. Në kursin teknik për trajnerët e boksit u certifikuan 15 pjesëmarrës për ndjekjen e seminarit për arritjen e një ylli nga “Aiba”.

Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës Mehmet Bogujevci, vlerësoi lart kursin teknik shtatë ditor që është mbajtur në Prishtinë, në të cilin ligjëratat i mbajti eksperti ndërkombëtar, Mihail Takov.

Bogujevci tha se kjo është hera e dytë që federata në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar organizon  seminar për kualifikimin e trajnerëve, për certifikimin me një yll nga Federata e Boksit Botëror.

“Këtë vit janë 15 pjesëmarrës dhe prej tyre presim se sa do të certifikohen nga Federata Botërore, ngase këtu ka qenë i deleguar nga Bullgaria, Mihail Takov dhe kur të shkojnë provimet në Federatë Botërore, atje do të dihet se kush e ka dhënë provimin, e kush se ka dhënë. Unë shpresoj që edhe këtë vit do të certifikohen shumica e pjesëmarrësve dhe është mirë për Federatën e Boksit dhe për sportin e Kosovës në përgjithësi që të kemi sa më shumë trajner të kualifikuar, të licencuar për me mundur me i edukuar dhe  ushtruar sportistët e Kosovës”, theksoi Bogujevci.

Shpërndaje në: