Cesar zbulon mesazhin që Mourinho ia dërgoi atij për Iker Casillas më 2013 (Foto)

Cesar zbulon mesazhin që Mourinho ia dërgoi atij për Iker Casillas më 2013 (Foto)

Jose Mourinho nuk e kishte trajtuar si duhet Iker Casillas sa ishte te Real Madrid

Trajneri portugez ia shkatërroi karrierën legjendës së Realit duke e lënë vazhdimisht në bankë rezervë, shkruan Periskopi.

Por, ‘Special One’ e përqeshte shumë Casillasin, ndërsa së fundi këtë e ka zbuluar ish-portieri i Interit, Julio Cesar.

Brazili mposhti Spanjën 3-0 në finalen e Kupës së Konfederatave dhe Cesar ishte zgjedhur portieri më i mirë i kompeticionit.

Ish-portieri i Interit mori çmimin duke bartur një fanellë të Casillas në shenjë tributi ndaj portierit legjendar spanjoll.

”Kur u futa në zhveshtore, pashë një mesazh nga Mourinho në celularin tim,” tha Cesar.

”Ti je çmendur. Casillas duhet të kishte vënë fanellën tënde dhe jo ti.

”Dhe ai më tha se me vetëm një dorë do të ndalja më shumë se Casillas,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: