Çështja e presidentit, Nura i PDK-së: Ftesat e Kurtit vetëm farsë
Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë rikujtuar kushtet për bashkëpunim në zgjedhjen e presidentit, duke kërkuar që kandidati të propozohet nga kjo parti.
Zyrtari i PDK-së Jakup Nura tha se përqendrimi i tri posteve kryesore në një parti është i dëmshëm për vendin.
“Tri pozitat kryesore…në duart e një partie… është dëmshëm për Kosovën”, deklaroi ai për RTV21.
Nura akuzoi kryeministrin Albin Kurti për mungesë serioziteti në dialog me PDK-në.
“Çdo ftesë…është vetëm farsë”, shtoi ai, duke paralajmëruar përpjekje të tjera politike në ditët në vijim për zgjidhjen e çështjes së presidentit.



