Çfarë befasie, Bayern Munich takohet në finale me skuadrën e trajnerit të ardhshëm

Çfarë befasie, Bayern Munich takohet në finale me skuadrën e trajnerit të ardhshëm

Bayern Munich do të luajë në finale të DFB Pokal kundër Frankfurtit

Niko Kovac, aktualisht është trajner i Frankfurtit, por ai ka nënshkruar kontratë me Bayernin dhe do të jetë trajner i bavarezëve nga muaji korrik, transmeton Periskopi.

Frankfurti e mposhti Schalken me rezultat 1:0 me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga Luka Jovic në minutën e 75-të.

Finalja ndërmjet Bayern Munich dhe Frankfurtit do të luhet më 19 maj në Berlin. /Periskopi/

Shpërndaje në: