Çfarë bëri e ëma e Cristiano Ronaldos, në momentin e gjuajtjes së penaltisë nga portugezi? (Video)
Cristiano Ronaldo, përfundoi “agjerimin” e golave në ndeshjen e fundjavës kundër Malagas.
32 vjeçari që ka shënuar 8 gola në ligën e kampionëve, befasisht ka shënuar vetëm dy herë në La Liga, transmeton Periskopi.
Goli i dytë i Ronaldos në këtë sezon erdh në minutën e 76, në një gol që erdh pas dështimit të penaltisë, gol që i’a dhuroi Real Madridit fitoren kundër Malagas me rezultat prej 3:2. Skuadra e Zinedine Zidanes që pozicionohet në vendin e katërt dhe ka tetë pikë më pak se lideri Barcelona, ishte në epërsi dy herë me golat e Benzemas dhe Casemiros.
“Fituam tre pikët, por sigurisht që do të bëjmë më mirë”- tha Zidane
“Ne filluam ndeshjen mirë, duke shënuar golin e parë shpejt, e cila ishte e rëndësishme. Por gjithçka ndryshojë dhe pjesa e dytë ishte tejet e veshtirë”- shtoi francezi.
Por, të hënën, në Spanjë është shpërndarë një video ku shihet e ëma, e dashura dhe djali i Ronaldos duke shikuar ndeshjen kundër Malagas në Santiago Bernabeu.
E ëma e Ronaldos, nuk guxoi që të shikonte momentin e gjuajtjes së penaltisë dhe u informua me një prekje nga e dashura e Ronaldos, bukuroshja Georgina Rodriguez.
Vetëm nënat mund të veprojnë kështu. /Periskopi
Më poshtë mund ta ndiqni videon:
https://youtu.be/IL00jiplfAI



